Rugova i LDK-së: Nuk e dimë se kush do të jetë në listën përfundimtare

Aktuale

Rugova i LDK-së: Nuk e dimë se kush do të jetë në listën përfundimtare

Më: 18 maj 2017 Në ora: 21:52
Haki Rugova

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka mbajtur mbledhjen këtë mbrëmje ku është diskutuar për listën e kandidatëve për deputetë.

Nënkryetari i kësaj partie, Haki Rugova ka thënë për klankosova.tv se në këtë mbledhje ka pasur vetëm sugjerime për kandidatët që mund të jenë pjesë e listës.

“Lista ende nuk është përfundimtare, ajo gjeneralizohet nesër”, ka thënë Rugova.

“Nesër do të bëhen korrigjime dhe do të publikohet lista përfundimtare, pasi që të merremi vesh edhe me partnerët”, ka theksuar ai.

“Deri nesër as në nuk e dimë përfundimisht se kush mund të jetë në listë, e kush jo”, është përgjigjur ai lidhur me fjalët se aty mungon emri i Vjosa Osmanit, Shpejtim Bulliqit dhe disa të tjerëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat