Avdullah Hoti flet për listën e deputetëve të LDK-së

Aktuale

Avdullah Hoti flet për listën e deputetëve të LDK-së

Më: 18 maj 2017 Në ora: 21:58
Avdullah Hoti

Avdullah Hoti, i nominuar për kryeministër nga LDK-ja ka garantuar se nesër do të del lista e deputetëve.

Ai ka deklaruar se kjo listë do të jetë listë e fitores.

“Uniteti ynë ka bërë bashkë kundërshtarët. Ju garantoj që nesër kur të finalizohet lista edhe me partnerët, do të jetë listë e fitores”, ka thënë ai.

Këto deklarata, Hoti i ka  dhënë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Në anën tjetër, Agim Veliu ka thënë se lista përmban emra të deputetëve të rinj, por edhe të atyre të mëhershëm. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat