Anëtari i Nismës për Kosovën Zafir Berisha, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen projektit të tyre për zgjedhjet e 11 qershorit.
Ai ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shihet bashkë me kryetarin e tij Fatmir Limaj dhe të nominuarin për kryeministër, Ramush Haradinaj, përcjell Bota sot.
“Ne po vijmë, bashkohu edhe ti. Liri, Drejtësi, Solidaritet, Nisma për Kosovën”, ka shkruar sipër fotos ai./BS/