Havolli: Mustafa s’është përjashtues, por reformuesi më i madh

Aktuale

Havolli: Mustafa s’është përjashtues, por reformuesi më i madh

Më: 19 maj 2017 Në ora: 01:13
Sokol Havolli

Anëtari i LDK-së, Sokol Havolli ka thënë se rruga që ka hapur kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa për pozitën e kryeministrit  është situatë e re në Kosovë, por edhe në rajon.

“Dikush që hap rrugë për kuadro nuk mund të quhet përjashtues, por reformuesi më i madh”, ka thënë Havolli.

“Nuk mund të gjesh njeri më të përgatitur në Kosovë, se sa Avdullah Hoti”, ka shtuar ai më tej.

Ai ka thënë se LDK ka prioritet zhvillimin ekonomik të vendit.

“Kemi parë edhe ardhjet e fundit të ekspertëve më me renome në vend”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat