Mustafa: Humbëm një njeri të dashur dhe të respektuar

Aktuale

Mustafa: Humbëm një njeri të dashur dhe të respektuar

Nga: A.M. Më: 19 maj 2017 Në ora: 08:28
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se me dhimbje të thellë e ka marrë lajmin për vdekjen e papritur të deputetit  Agim Kika.

Mustafa ka ngritur lartë veprën e Agim Kikajt, si dhe ka thënë se ai ishte shembull i sjelljes, komunikimit dhe artikulimit, në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,  Me dhembje të thellë mora lajmin për vdekjen e papritur të veprimtarit tonë të shquar të LDK-së, Agim Kika. Agimi ishte shembull i sjelljes, komunikimit dhe artikulimit, në Kuvendin e Kosovës, në aktivitetet e LDK-së dhe kudo që ishte. Gjithherë rrezatonte dashuri ndaj njerëzve e thërriste të jemi bashkë. Ngushëllime familjes Kika; ngushëllime z. Agim Veliu, Kryetar i Komunës së Podujevës dhe i Degës së LDK-së së Podujevës; ngushëllime miqve e bashkëveprimtarëve tanë dhe qytetarëve të Kosovës.  E ngushëlloj thellë edhe veten time për humbjen e një njeriu të dashur dhe shumë të respektuar. IM

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat