Nënshkruhen dy memorandume bashkëpunimi me BE-në

Aktuale

Nënshkruhen dy memorandume bashkëpunimi me BE-në

Më: 19 maj 2017 Në ora: 09:22
Natalya Apostolova, Valdete Daka, Enver Hoxhaj

(E plotësuar) - Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë nënshkruar dy memorandum me Zyrën e BE-së në Kosovë.

Memorandumi i parë që është nënshkruar në mes të kryetares së KQZ-së Valdete Daka dhe përfaqësueses së BE-së Natalya Apostolova ka të bëjë për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme

Ndërsa memorandumi I dytë është nënshkruar nga Zyra e BE-së dhe ministrit në largim të Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.

“Qeveria do të merr të gjitha masat që delegacioni i BE-së të mbështetet  në rrafshin teknik dhe po ashtu ky memorandum ka mbështetjen e të gjitha institucioneve të vendit", tha Hoxhaj./

KQZ nënshkruan memorandume bashkëpunimi me BE-në

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të nënshkruhen dy memorandume bashkëpunimi.

Fillimisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Zyrën e BE-së në Kosovë, për vëzhgimin e zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.  

Me këtë rast, nënshkruhet edhe Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës (MPJ) dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.

 Memorandumet e Mirëkuptimit nënshkruhen nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe  shefja e zyrës së BE-së Nataliya Apostolova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat