Hoxha: Të rritet rroli i grave në drejtësi

Aktuale

Hoxha: Të rritet rroli i grave në drejtësi

Më: 19 maj 2017 Në ora: 12:05
Dhurata Hoxha

“Gjyqtaret dhe prokuroret ende ballafaqohen me vështirësi sa i përket fuqizimit të rolit të tyre dhe rritjes së numrit të tyre. Gjyqtaret dhe prokuroret janë zëri i së vërtetës, zëri i drejtësisë, zëri i sundimit të ligjit dhe mendja e cila u ofron qytetarëve siguri se askush nuk është mbi ligjin dhe ato mbrojnë fuqishëm këtë parim”, tha sot ministrja në largim e Drejtësisë Dhurata Hoxha.

Hoxha vuri në dukje se ka filluar një sërë nismash për të avancuar dhe harmonizuar legjislacionin që ndihmon në fuqizimin e grave në përgjithësi, edhe pse me kompetenca të kufizuara është e përkushtuar që të lehtësojë punën e gjyqësorit dhe prokurorisë si shtyllat kyçe për ndërtimin e shtetit ligjor dhe demokratik. 

 “Pavarësisht sfidave, ju çdo ditë po i ofroni qytetarëve jo vetëm siguri dhe besim në drejtësi, por edhe po i jepni shpresë çdo gruaje se gjinia nuk është dhe asnjëherë nuk duhet të jetë pengesë për suksesin e një gruaje e aq më pak në vënien e drejtësisë”, tha ajo.

 Ministrja në largim tha se tashmë ka filluar zbatimi i Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, kjo iniciativë do t’u mundësoj viktimave të krimit realizimin e të drejtës për të kërkuar kompensim që sadopak të mund të jap një satisfaksion për viktimën pavarësisht dëmeve të shkaktuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat