Nisma lë jashtë liste ish-deputeten, Limaj i 4-ti në koalicionin ‘PAN’

Aktuale

Nisma lë jashtë liste ish-deputeten, Limaj i 4-ti në koalicionin ‘PAN’

Më: 19 maj 2017 Në ora: 13:15
Deputetët e NISMA-s

Nisma për Kosovën nuk do të përfshijë në listën e kandidatëve ish-deputeten e legjislaturës së fundit  Shukrie Bytyqi.

Kjo parti e cila në koalicionin PDK-AAK-NISMA (PAN), do të ketë në listë 14 kandidatë për deputetë sipas burimeve nuk do ta përfshijë në listë ish-deputeten Shkurie Bytyqi.

Kreu i kësaj partie Fatmir Limja, do të jetë i katërti në listën e koalicionit.

Sekretari i kësaj partie Bilall Sherifi sipas këtij burimi do të jetë në listën e deputetëve.

Në mesin e kandidatëve do të jenë edhe , Valdete Bajarami që në legjislaturën e fundit ishte dhe shefe e grupit parlamentar, Haxhi Shala, Enver Hoti, Fehmi Hyseni, Isa Xhemajlaj e Milaim Zeka, janë disa nga emrat që do të jenë kandidatë për deputetë nga radhët e Nismës.

Sonte në mesnatë përfundon afati për dorëzim të listave për kandidat për deputetë. Deri më tani vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën me të cilën do të garojë në zgjedhjet parlamentare.

Këto zgjedhje do të mbahen më 11 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat