“Me 11 qershor Kosova do të çlirohet për së dyti”

Aktuale

“Me 11 qershor Kosova do të çlirohet për së dyti”

Nga: B.S Më: 19 maj 2017 Në ora: 14:19
Qeveria e Kosovës

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj ka thënë se Kosova do të çlirohet për herë të dytë me 11 qershor.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka apeluar tek qytetarët që të marshojnë dhe të votojnë koalicionin e Shpresës, kundër siç thotë ai koalicionit të Territ e Frikës, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

11 QERSHORI I DYTË

Me 11 qershor Kosova do të çlirohet për së dyti, por tani do të spastrohet përfundimisht nga krimi, korrupsioni dhe keqqeverisja. Apelojmë në qytetarët e Kosovës që me 11 qershor të marshojmë edhe një herë si dikur dhe të votojmë për Koalicionin e Shpresës e Prosperitetit përballë Koalicionit të Territ e Frikës./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat