Xharra merr letër përkrahëse nga Hoyt Yee

Aktuale

Xharra merr letër përkrahëse nga Hoyt Yee

Më: 19 maj 2017 Në ora: 18:46
Arbana Xharra

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hoyt Brain Yee, i ka shkruar një letër Arbana Xharrës të sapo-aderuarës në Partinë Demokratike të Kosovës, ku i ka uruar shërim të shpejtë.

Yee ka thënë se u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që të sjellin para drejtësisë ata që kanë kryer sulmin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Xhara duke publikuar këtë letër në profilin e saj në Facebook, ku edhe e ka falënderuar Yee për mbështetjen.

Më poshtë është shkrimi i saj.

Duke shprehur konsideratat e mia më të larta për z. Hoyt Yee për letrën personale përkrahëse, dua ta falënderoj edhe Ambasadorin Amerikan z. Delawie, por edhe gjithë stafin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë për kujdesin e veçantë dhe solidarizimin e tyre miqësor.

Mirënjohja ime dhe e familjes sime është e pafund për të gjithë dashamirët e Kosovës mike dhe partnere të komunitetit euroamerikan.

Yee, ju lutem pranoni shprehjen e vlerësimit tim më të lartë, ne jemi të bekuar të kemi një mik tek ju dhe tek populli amerikan.

Xharra është sulmuar ditë më pare në parkingun e banesës së saj nga persona akoma të panjohur për autoritetet e drejtësisë.

Sulmi ndaj saj u bë vetëm pak ditë pasi ajo aderoi në Partinë Demokratike të Kosovës.

Image
Letra e Yee
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat