Sondazhi ndërkombëtarë: Avdullah Hoti, kandidati më i besueshëm

Aktuale

Sondazhi ndërkombëtarë: Avdullah Hoti, kandidati më i besueshëm

Nga: M.L. Më: 19 maj 2017 Në ora: 20:46
Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Para zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit, kanë nisur të zhvillohen sondazhe të ndryshme sa i përket rezultatit të zgjedhjeve.

Kështu, publicisti Jeton Kelmendi, ka publikuar një sondazh që sipas tij, është realizuar nga një organizatë Gjermano-Hungareze, e cila ka nxjerrë Avullah Hotin si kandidatin më të besueshëm nga qytetarët “Dhe nisin sondazhet e para pas krijimit te blloqeve: Një organizatë Gjermano-Hungareze ka nxerur Bllokun PDK-AAK-Nisma fitues me 35,3% kundrejt Bllokut LDK-AKR-Alternativa me 33,8%, per tu pasuar nga LVV me 14.9. Ndërsa rreth 5.5% të papërcaktuar.

Pjesa tjetër partitë minoritare. Kandidati më i besuar ka dalë Abdulla Hoti me 33%, I pasuar nga Kadri veseli me 31%, për tu pasuar nga Albin Kurti me 16%.

Ramush Haradinaj ka mbeshtetjen me 11%, ndërsa Behxhet Pacolli me 7%, kundrejt Fatmir Limaj me 2%”, shkruan Kelmendi duke u thirrë në rezultatet e këtij sondazhi./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat