E konfirmuar nga KQZ: Koalicionet e mëdha ende nuk i kanë dorëzuar listat

Aktuale

E konfirmuar nga KQZ: Koalicionet e mëdha ende nuk i kanë dorëzuar listat

Më: 19 maj 2017 Në ora: 23:53
Valmir Elezi

Deri në orën 23:30 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë dorëzuar aplikacionet dhe lista me kandidatët për deputetë 23 subjekte.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“Janë 23 subjekte që kanë aplikuar deri tash. Janë tre koalicione, 18 parti dhe dy iniciativa qytetare”, ka thënë Elezi.

“Koalicionet me sa kam informacion deri tash nuk kanë dorëzuar lista PDK-AAK-NISMA dhe LDK-AKR-ALTERNATIVA”, ka thënë Elezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat