Molliqaj dy koalicionet e mëdha i quan të dështimit dhe të krimit

Aktuale

Molliqaj dy koalicionet e mëdha i quan të dështimit dhe të krimit

Më: 20 maj 2017 Në ora: 01:06
Dardan Molliqaj

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj pas dorëzimit të listave në KQZ nuk bëri të ditur emrat e kandidatëve, por tha se lista do të bëhet publike nga Vetëvendosje, ndërsa konfirmoi se ai dhe katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që ishin arrestuar me dyshimin për terrorizëm janë në listën garuese të kësaj partie.

Molliqaj tha se gjatë hartimit të listës zgjedhore nuk ka pasur pakënaqësi, ndërsa tha se ka pasur një interes dhe gëzim që Shpend Ahmeti është listën e Vetëvendosjes dhe shtoi se dalja e Albin Kurtit nga mbledhja e kryesisë është keqpërdor dhe ka qenë një shpifje, pasi ka shkuar të takojë një zyrtar.

Molliqaj: Kemi hyrë në këtë garë në një garë krejtësisht të jashtëzakonshme

“Me kemi hyrë në këtë garë në kushte krejtësisht të jashtëzakonshme, për arsye e se e keni parë, çka ka ndodhur në Kosovë. Në njërën anë e kemi koalicionin e dështimit, të cilin unë e quaj LDK, AKR dhe të tjerët, dhe në anën tjetër e keni koalicionin e krimit. Këto koalicione kanë ardhur si rezultat i pafuqisë së tyre”, tha Molliqaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat