PDK dhe LDK shtyhen se kush i ka listat më përmbajtjesore

Aktuale

PDK dhe LDK shtyhen se kush i ka listat më përmbajtjesore

Më: 20 maj 2017 Në ora: 01:10
LDK - PDK

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë shtyrë për atë se kush nga këto parti i kanë listat më përmbajtjesore.

“Nëse kishim shikuar përmbajtjen e listës, atëherë padyshim që lista e LDK-së është listë fituese e zgjedhjeve”, ka thënë Blerim Grainca nga LDK.

“Se lista jonë është më e mirë dëshmon edhe frika në taborin tjetër”.

Në anën tjetër Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se lista e tyre me kandidatët e propozuar do të jetë fituese e zgjedhjeve.

“PDK ka një ofertë të mirë për qytetarët, ka personalitete të cilët janë të dëshmuar në etapa të ndryshme kohore”.

“PDK është e përgatitur për t’i fituar zgjedhjet”.

Musliu dhe Grainca këto komente i kanë bërë në Ballë për Ballë të Orës së Fundit.

Ata të dy kanë debatuar ashpër edhe për projektet kapitale, duke akuzuar njëra-tjetrën se nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat