Geci: Beteja e Koshares i ka treguar Serbisë se si lufton LDK-ja

Aktuale

Geci: Beteja e Koshares i ka treguar Serbisë se si lufton LDK-ja

Nga: B.S Më: 20 maj 2017 Në ora: 10:19
Gani Geci

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka komentuar kandidimin e mbesës së tij, Fitores, për deputete në Kuvendin e Kosovës nga LDK-ja.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se Fitore Geci përkon me fitoren e madhe që do ta korrë LDK-ja në këto zgjedhje, përcjell Bota sot,

‘Beteja e Koshares i ka treguar Serbisë se si lufton LDK-ja’, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

E zgjodha emrin e Fitore Gecit që përkon me Fitoren e madhe që do ta korrë LDK -ja në këto zgjedhje .

Të dashur mbështetës të mij dhe familjes sime që më keni përrkrahur qe sa vite të ndihmoj LDK –en: Mos me pysni si dhe pse, por votojeni kualicioni LDK -AKR - Votojeni Fitoren për fitoren e madhe të Kualicionit LDK -AKR 
Fitore Geci është vajza e vllaut tonë të madh Halil Gecit 
Ka mbaruar fakultetin e Edukimt në Univerzitetin e Prishtinës studion në Master Është arsimtare në shkollen "Ibrahim Rugova në Obiliq ishte zgjedhja ime ma e mirë e mundshme qe elektorati ynë ta din qe në ishim dhe jemi pjesë e garës së LDK -es

Beteja e Koshares i ka treguar Serrbis se si Lufton LDK -ja 
Vllezrit Geci i kemi treguar Serbisë edhe hajnave të Kosovës se si e mbrohet shteti dhe pragu i shtëpis?.
Shihemi në Finale!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat