Ilir Deda hedh akuza të rënda drejt Thaçit

Aktuale

Ilir Deda hedh akuza të rënda drejt Thaçit

Më: 20 maj 2017 Në ora: 22:22
Ilir Deda

Themeluesi i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se blloku tjetër i koalicionit PDK-AAK dhe NISMA e kanë nisur egër fushatën dhe se sipas tij ajo si e tillë do të vazhdojë.

“Nuk është e drejtë të përdoret egërsia në fushatë zgjedhore”, ka thënë Deda.

“Logjika përçarëse në politikë bërje ka ardhur nga Hashim Thaçi – ai kështu ka qeverisur”, ka pohuar Deda në Magazina Zgjedhore.

Sipas Dedës populli ka qenë i armiqësuar politikisht dhe nuk ka kohë më për armiqësi.

“Ne jemi kundërshtarë politikë, por brenda vetes nuk jemi armiq”, ka shtuar Deda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat