Anëtari i VV-së ka këto dy pyetje për Ilir Dedën

Aktuale

Anëtari i VV-së ka këto dy pyetje për Ilir Dedën

Më: 20 maj 2017 Në ora: 22:32
Ilir Deda

Boiken Abazi i VV-së, i ka parashtruar dy pyetje Ilir Dedës, zyrtarit të Alternativës, që u përfshi në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Abazi e ka pyetur Dedën se përse nuk është përfshirë asnjë pikë në marrëveshjen me LDK-në kundër Asociacionit e demarkacionit.

Po ashtu, Abazi e ka pyetur Dedën edhe për deklarimet e tij mbi pozicionin ideologjik, që sipas tij, dikur thoshte se është social demokrat, derisa tani deklarohet liberal demokrat.

Komenti i tij i plotë në Facebook:

Dy pyetje kam per Ilir Deden:

Nuk pashe ne marreveshjen tuaj te koalicionit me LDK-ne ndonje pike kunder “Zajednices” dhe “Demarkacionit”. Deri dje thoje qe ishe kunder ketyre dy marreveshjeve, por kundershtoje mjetet e kundershtimit. Si shpjegohet qe “kundershtimi” yt avulloi krejt, dhe nuk u reflektua aspak ne marreveshjen qe keni nenshkruar me LDK-ne, subjektin qe beri gjithcka qe te kalonin keto dy marreveshje qe e copetojne KS?

Sot thua publikisht qe je i pozicionuar ideologjikisht si liberal demokrat, nderkohe qe deri dje thoje publikisht qe ishe social-demokrat. A po genjen tani apo kur ishe ne Vetevendosje?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat