Zyrtari i LDK-së: Edhe një arsye më shumë për t'u thënë JO!

Aktuale

Zyrtari i LDK-së: Edhe një arsye më shumë për t'u thënë JO!

Nga: Bota sot Më: 20 maj 2017 Në ora: 22:57
Besnik Berisha

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Berisha, thotë se koaliconi qeverisës PDK- AAK- NISMA nuk meriton votën e popullit, pasi që e tëra që dijnë të bëjnë është “pastrimi” i atyre që punojnë, për të punësuar ata që i nënshtrojnë.

Berisha, përmes një statusi në Facebook, shkruan se Kosovës i duhet një lidership që nuk “pastron”, por që rrit dhe zhvillon.

Ky reagim i anëtarit të KP të LDK-së, vjen pas deklaratës së kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili kishte thënë se do të ketë ndryshime në administratën shtetërore.

Ndaj deklaratës së Haradinajt kishte reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila kishte thënë se nuk lejojnë kërcënime apo shtantazhe publike të kandidatit nga koaliconi i mesnatës.

Postimi i plotë i Besnik Berishës:                                                         

Edhe nje arsye me shume per t'u thene JO!

A thua ku paskan me i marre ata njerez adekuat, nese vec e zbrazin administraten shteterore ...?!!

Kjo eshte dhe nje arsye me shume qe keta nuk meritojne voten tuaj, sepse e tera cka dine te bejne eshte "pastrimi" i atyre qe punojne, per te punesuar ata qe i nenshtrojne.

Me kete koncept menaxhimi, edhe fermat falimentojne.

Kosoves i duhet lidership qe nuk "pastron", por qe rrit dhe zhvillon.

Respekt per te gjithe ata sherbyes civil qe tani jetojne nen friken e humbjes se vendit te punes!

P.S. Kete foto ma derguan me pyetjen " krejtve paskan me na qite prej pune".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat