"Të shqetësuar pas kërcënimeve të Haradinajt"

Aktuale

"Të shqetësuar pas kërcënimeve të Haradinajt"

Nga: H.O. Më: 20 maj 2017 Në ora: 23:26
Sokol Havolli, shef i Kabinetit dhe këshilltar për ekonomi i Kryeministrit Isa Mustafa

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli, thotë se ka marrë thirrje shqetrësuese nga disa punëtor të administratës, pas deklaratës së pretendentit për kryeminsitër, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit sot ka deklaurar se do të largoj punëtorët nga administrate, nëse ata nuk kryejnë punën siç duhet.

Ky është postimi i Havollit në Facebook:

Mora disa thirrje njerëzore dhe falenderimi sot në mbrëmje nga disa kolegë të administratës. U falenderuan për korrektësinë në bashkëpunim, dhe shprehën shqetësimin pas kërcënimeve për largim nga pretendent për pushtet. Shprehën dëshpërim që partia për të cilën më herët kishin votuar, ish-partia e tyre ka hyrë në koalicion me një parti që ua cënon vendin e punës. Shprehën përkrahje për LDK!/BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat