Tali: Programet politike janë të kota derisa partitë kanë kriminelë

Aktuale

Tali: Programet politike janë të kota derisa partitë kanë kriminelë

Më: 21 maj 2017 Në ora: 11:52
Driton Tali

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet të Kuvendit të Kosovës, Driton Tali, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se programet e partive politike janë të pavlera kur në këto parti ka ende hajna e kriminelë.

“Derisa nuk largohen hajnat dhe kriminelët nga skena politike të kota janë programet politike të partive”, shkruan Tali.

“Ato edhe më tutje do të mbesin si diçka me të cilat disa do të na ‘zbavitin’ në ‘show televizive’ e disa do t’i shfrytëzojnë për të shitur ‘snobizëm intelektual’, por në esencë ato programe nuk do të zbatohen ngase njerëzit e fuqishëm të partive (lexo: kriminelët) do të vazhdojnë me avazin e vjetër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat