Gjykata pezullon përkohësisht vendimi për arrestimin e Kurtit

Aktuale

Gjykata pezullon përkohësisht vendimi për arrestimin e Kurtit

Nga: Bota sot Më: 21 maj 2017 Në ora: 12:19
Albin Kurti në seancën me gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

Gjykata themelore e Prishtinës ka vendosur që ta pezullojë vendimin për ndalimin dhe arrestimin e Albin Kurtit – kandidatit për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Pezullohet përkohësisht ekzekutimi i urdhëresës për ndalimin, arrestimin dhe dërgimin në qendër të paraburgimit të akuzuarin, Albin Kurtit”, thuhet në urdhëresen e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Ndryshe, Kurti akuzohet për përdorim të armës, apo mjetit të rrezikshëm në vazhdimësi, akuzë që ka të bëjë me hedhjen e gazit lotsjellës në legjislaturën e kaluar, kur opozita pengonte në forma të tilla kalimin e Demarkacionit dhe Asociacionit./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat