Haradinaj nuk çanë kokën për kërcënimet ndaj gazetarëve

Aktuale

Haradinaj nuk çanë kokën për kërcënimet ndaj gazetarëve

Më: 21 maj 2017 Në ora: 20:09
Ramush Haradinaj

Redaksia e gazetës “Bota sot” dhe botuesi i saj Xhevdet Mazrekaj, kanë pritur deri në orën 20 që kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, të dalë me një kërkim falje publike në emër të militatnitit të tij, partiak i cili ka kërcënuar me hedhje në ajër stafin e gazetës.  

Me gjithë pritjen, kreu i AAK-së dhe askush nga kjo parti nuk kanë gjetur mundin që të reagojnë kundër kërcënimit që i është bërë gazetës.

Me rastin është duke u marr edhe Policia e Kosovës, derisa Haradinaj, si pretendent për të marr drejtimin e Qeverisë, nuk e “qanë kokën”, për kërcënimin që i bëhet fjalës së lirë.

Për këtë arsye, botuesi i gazetës “Bota sot”, pritet që brenda pak minutash të dal me një reagim tjetër nga ai i mesditës së sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat