Tentim-sulmi tek Selia e NISMA-s, Policia jep detaje!

Aktuale

Tentim-sulmi tek Selia e NISMA-s, Policia jep detaje!

Më: 21 maj 2017 Në ora: 23:45
Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për tentim-sulmin që është bërë sonte tek selia e “Nisma”-s në Prishtinë.

Organet e sigurisë kanë konfirmuar për media se i dyshuari, sipas familjarëve, kishte probleme mendore.

“Ju njoftojmë se rreth ores 22:21 eshte pranuar informata se nje person gjendet brenda rrethojave te nje objekti ne Rr.”Mujo Ulqinaku” ne lagjen Pejton Prishtine. Njesitet policore kane dal ne vendin e ngjarjes dhe kane hasur ne nje person qe dyshohet te kete probleme mentale. I dyshuari është shoqëruar ne SP-Qendra. Sipas familjareve, personi me herët është raportuar i zhdukur dhe ka probleme mentale. Rasti eshte duke u trajtuar sipas procedurave te metutjeshme policore”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për informim e PK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat