Neues Deutschland: BE duhet të jetë e drejtë, Haradinaj nuk bëri përpjekje për heqjen e vizave

Aktuale

Neues Deutschland: BE duhet të jetë e drejtë, Haradinaj nuk bëri përpjekje për heqjen e vizave

Nga: Fitim Dika Më: 22 maj 2017 Në ora: 14:10
Ramush Haradinaj

Klika e vjetër e UÇK dominoi zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, shkruan fillimisht media socialiste gjermane “Neues Deutschland”.

Gjermania ka zgjatur mandatin e forcave gjermane në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, e cila është e “gatshme të reagojë në rast të ngryshimit të situatës,” tha sekretari i ministrisë së mbrojtjes Ralf Brauksiepe (CDU).

Kjo deklaratë nuk është e pamenduar, pasi në Kosovë viteve të fundit ka pasur kriza të theksuara politike mes opozitës dhe pozitës, veçanërisht sa i takon “asocacionit të komunave serbe” dhe “demarkacionit me Malin e Zi” që ka rezultuar me hedhjen e gazit lotsjellës në parlament. Përkundër që të dyja kanë qenë të mbështetura nga BE.

Megjithatë për zgjedhjet e 11 qershorit ka koalicione të reja. PDK ka lidhur aleancë me AAK dhe “Nisma”, si dhe dhjetë parti të vogla që kanë shansë të mirë për ti fituar zgjedhjet.

Partneri i koalicionit të deritanishëm me PDK, LDK ka nxjerë kandidat të ri për kryeministër dhe ka lidhur aleancë me AKR e miliarderit Behgjet Pacolli, përcjell botasot.info. Këtij grupacioni i është bashkangjitur “Alternativa” e Mimoza Kusari-Lila. 42 vjeçarja është kryetare e Gjakovës.

Me siguri fitorja do i takojë aleancës mes PDK, AAK dhe Nisma. Ky trup nuk njihet vetëm për presionet e papërmbajtëshme por edhe për nepotizmin e pamëshirshëm. Koka e kësaj është presidenti i shtetit Hashim Thaçi. Ai, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj kanë aktivizuar trupat e tyre për të marrë pushtetin në mënyrë “demokratike”. Ata nuk shqetësohen për atë që flitet jashtë shtetit, pasi nga vitet 90-të trupat e tyre luftonin kundër regjimit të Miloshevicit dhe kishin mbështetje masive nga NATI. Gjithashtu edhe Gjermania mbrojti ndarjen e Kosovës nga Serbia.

Në fund media gjermane shkruan për akuzat dhe dyshimet për krime lufte të Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj i cili ka qenë edhe në Tribunalin e Hagës dhe kryeministër nga dhjetori 2004 deri mars 2005. “Ramush Haradinaj në vitet 90-të, përpara se të kthehej në hero të UÇK, punonte si “doorman”,” shkruan “Neues Deutschland”.

Thaçi gjithashtu ka qëndruar si student gjatë asaj kohe në Zvicër dhe me gjasë mund të jetë marrë me trafikimin e drogës dhe armëve. Me siguri sherbimi sekret zviceran ka dosje të mëdha për të dy (Ramushin dhe Hashimin - SHB). Ndaj Thaçit rëndojnë edhe akuza për përfshirjen në një bandë për trafikimin e organeve që në fakt asnjëherë nuk është dënuar. Ndryshe për Haradinaj që ka qëndruar në Tribunalin e Hagës por gjatë procesit kundrejt tij janë vrarë në mënyrë misterioze 19 dëshmitarë.

“BE duhet të jetë e drejtë, që Haradinaj nuk është përpjekur për pezullimin e vizave kundrejt qytetarëve të Kosovës. Pse vallë? Ai dhe gruaja e tij kanë marrë shtetësinë shqiptare. Në këtë formë ai përfiton nga liberalizimi i vizave, pasi Shqipëria e ka një mundësi të tillë,” e përmbyll media e majtë gjermane./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat