PDK e LDK vazhdojnë të fshehin listat e deputetëve

Aktuale

PDK e LDK vazhdojnë të fshehin listat e deputetëve

Më: 22 maj 2017 Në ora: 16:51
PDK- LDK

Dy partitë me të mëdha në vend PDK dhe LDK po vazhdojnë t’i mbajnë të fshehura listat me kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 11 qershorit që do të mbahen në Kosovë. Edhe pse kanë kaluar katër ditë që kur kanë dorëzuar listat në Komisioni Qendror Zgjedhor, votuesit ende nuk e dinë se kë do ta votojnë për deputet, pasi këto subjekte po mbajnë larg syve të qytetarëve.

Mbajtja e listave larg opinionit duket se po bëhet pasi ka pakënaqësi të brendshme, meqë për shkak të koalicioneve parazgjedhore është zvogëluar numri i kandidatëve të partive të mëdha për t’i futur në listë.

Mos publikimi i listave po ndodh edhe për shkak të mundësisë së zëvendësimit të ndonjë kandidati, meqë në bazë të rregullave të caktuara nga KQZ-ja, subjektet politike kanë të drejt që të bëjnë ndonjë zëvendësim deri sot në orën 24:00.

Numri i zëvendësimit të kandidatëve nuk është i kufizuar, mirëpo sipas përvojës nuk ka pasur shumë zëvendësime në zgjedhjet e kaluara. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat