KQZ nesër certifikon partitë dhe listat e kandidatëve

Aktuale

KQZ nesër certifikon partitë dhe listat e kandidatëve

Më: 22 maj 2017 Në ora: 16:55
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të mbajë mbledhje për t’i certifikuar listat e partive me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Kjo pasi sonte në orën 24:00, përfundon afati për korrigjimin e listave me kandidatë nga partitë politike.

Po ashtu, më 27 maj është paraparë edhe hedhja e shortit për renditjen e partive politike në fletëvotime.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Nesër do të jetë mbledhja e KQZ-së për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve. Ndërsa shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime është paraparë për datën 27 maj”, tha Elezi për KosovaPress.

Afati i fundit i partive për dorëzimin e listave me kandidatë ka qenë të premten më 19 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat