18 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës, Thaçi: Vrasësit të dalin para drejtësisë

Aktuale

18 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës, Thaçi: Vrasësit të dalin para drejtësisë

Nga: B.S Më: 22 maj 2017 Në ora: 17:20
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Sot janë bërë 18 vjet që nga masakra në Burgun e Dubravës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kujtuar këtë masakër, duke bërë thirrje që kryesit e asaj masakre të sillen para drejtësisë, përcjell Bota sot.

Postimi I plotë:

Sot është përvjetori i tetëmbëdhjetë i masakrës në Burgun e Dubravës, në të cilën forcat serbe vranë 160 të burgosur shqiptarë dhe plagosën mbi 300 të tjerë.

Kjo masakër, masakrat dhe krimet të tjera duhet të ndriçohen dhe vrasësit të dalin para drejtësisë. HTH./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat