A është krijuar koalicioni PDK-AAK-Nisma për të shmangur arrestimet nga Specialja? Ja si përgjigjet Thaçi për median austriake

Aktuale

A është krijuar koalicioni PDK-AAK-Nisma për të shmangur arrestimet nga Specialja? Ja si përgjigjet Thaçi për median austriake

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 22 maj 2017 Në ora: 17:51
Presidenti Hashim Thaçi

Hashim Thaçi gjatë një interviste me median austriake “APA” ka ripërsëritur akuzat kundrejt Brukselit dhe veçanërisht për komisionerin e zgjerimit Johanes Hahn.

“Lidershipit në Bruksel i mungon vizioni, efikasiteti dhe guximi për politikën e Ballkanit perëndimor. Komisioni i BE duhet të ndryshojë përqasjen e saj,” tha presidenti Thaçi të hënën (sot) në Vjenë ku është takuar edhe me kolegun austriak Alexander Van der Bellen, përcjell botasot.info.

Në lidhje me zgjedhjet e 11 qershorit dhe koalicionit të ri PDK, AAK dhe NISMA, Hashim Thaçi hodhi poshtë zërat se ajo është krijuar për të shmangur arrestimet e mundshme të disa kriminelëve të UÇK nga Gjykata Speciale. Hashim Thaçi u shpreh: “I gjithë populli i Kosovës është ndodhur në luftë. Në Kosovë nuk ka dallim mes “burrit të luftës” dhe “burrit të paqes”.”

Thaçi më tej ka shpresuar që qeveria e re të hap më shumë vende pune, të luftojë korrupcionin dhe ti tejkalojë ndasitë rreth demarkacionit për të sjellë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Poashtu ai ka theksuar se FSK duhet të kthehet në ushtri./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat