Për dijeni të Hotit të PDK-së: Përveç Haradinajt, duart me terroristin i kishte shtrënguar edhe një prej këshilltarëve, të 4 kokave kryesore të PDK-së

Aktuale

Për dijeni të Hotit të PDK-së: Përveç Haradinajt, duart me terroristin i kishte shtrënguar edhe një prej këshilltarëve, të 4 kokave kryesore të PDK-së

Nga: Bota sot Më: 22 maj 2017 Në ora: 19:41
Rexhep Hoti

Teknologjia informative, çdo ditë e më tepër po kap majat më të larta të zhvillimit të saj. Kjo ka ndikuar, që edhe gazetaria të bie në duart e njerëzve të cilët ngarendin pas posteve publike që `ua ofrojnë njerëzit e politikës.

Se kapja e shtetit nuk është vetëm perceptim por realitet, e dëshmon fakti që faqe të rëndomta të internetit, bëjnë shpifje të cilat me shpejtësi të madhe përhapen në rrjetet sociale. E tillë është edhe faqja  që drejtohet nga një prej servilëve të moçëm të Partisë Demokratike të Kosovës, me emrin Rexhep Hoti,.

Rexhep Hoti, nëpërmjet portalit të tij, që bartë agjenturat e PDK-së, në vend që të shprehte shqetësimin kolegial, mbi kërcënimin me hedhje në ajër që i është bërë gazetës “Bota sot”, del me një artikull, të pa skrupullt, me të cilin, mundohet të “gjuaj topin”, në anën e kundërt.

Sa për dijeni të z. Rexhep Hoti por edhe për sqarim të opinionit publik, Botuesi i gazetës “Bota sot”, nuk e ka kërcënuar Ramush Haradinajn. Ka qenë “Bota sot”, ajo që ka marr kërcënim nga militanti i Haradinajt, me të cilin  janë duke u marr organet e rendit.

Tani, t`i kthehemi retrospektivës. Nuk ishte hera e parë që gazeta “Bota sot”, u përball me kërcënim për hedhje në ajër. Një atentat terrorist, ndaj stafit të gazetës “Bota sot”, në Zvicër, ishte bërë më 26 shtator të vitit 2002. Një paketë e ardhur nga posta e Oerlikonit të Cyrihut të Zvicrës, brenda së cilës ishte e vendosur një bombë, kishte rrezikuar jetën e gjithë stafit të gazetës. Bomba kishte ardhur në emër të dërguesit “Xhon”.

Ekspertiza shtetërore Zvicerane, sulmin terrorist kundër redaksisë së gazetës “Bota sot”, e kishte kualifikuar si akt me paramendim për vrasje të shumëfishtë.

Bomba e ardhur në redaksinë e gazetës ka qenë në gjendje të shkatërroj gjithçka. Kanë qenë shumë me fat punëtorët e gazetës “Bota sot”, që i kanë shpëtuar këtij sulmi terrorist.  

Për më tepër, Rexhep Hoti, duhet ta dijë mirë se gazeta “Bota sot”, përveç fotografisë së publikuar të dielën, posedon edhe të tjera materiale dhe dëshmi që mund dhe do t`i publikoj në ditët në vazhdim.

Një Këshilltar i njërës prej kokave të PDK-së,  sikurse Ramush Haradinaj, ka shtrënguar duart me terroristin që deshi të kryente masakrën më të rëndë në historinë e Zvicrës. Ne posedojmë edhe fotografi të këtij shtrëngimi duarsh “vëllazëror”, e që shumë shpejt do t`i publikojmë.

Gazeta “Bota sot”, ka informacione të hollësishme rreth këtij këshilltari, të cilin e njeh fare mirë z. Rexhep Hoti.

Për fund, i`a rikujtojmë z. Hoti se e vërteta sado e hidhur që është për ju dhe bashkë-partiakët tuaj, nuk do të vonohet përjetësisht. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat