Shpërthejnë akuzat ndërmjet Armend Zemajt e zyrtarëve të PDK-së!

Aktuale

Shpërthejnë akuzat ndërmjet Armend Zemajt e zyrtarëve të PDK-së!

Më: 22 maj 2017 Në ora: 22:18
Armend Zemaj

Në emisionin Debat D, në RTVDukagjini ka pasur përplasje të ashpër ndërmjet përfaqësuesve të LDK-së e PDK-së.

Përplasja më e madhe ka qenë ndërmjet deputetit të LDK-së, Armend Zemaj dhe atij të PDK-së, Shaip Muja.

Muja i ka thënë Zemajt se qeveria Mustafa ka qenë e dështuar

“Votimi i mocionit të opozitës nga PDK, do të thotë se diçka ju ka penguar te Qeveria Mustafa”, ka thënë Zemaj.

Ndërkaq, Hajdar Beqa i PDK-së në këtë emision ka theksuar se Isa Mustafa i ka kërkuar zgjedhjet në vjeshtë.

Ish- deputeti nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa  ka thënë se Kadri Veseli nuk ka ego personale karshi interesave të qytetareve, prandaj edhe i ka dhënë postin e kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Zotëri Veseli dhe PDK ka hekë dorë nga ego personale për interesat e përgjithshme, për interesat e qytetarëve”, ka thënë ai.

Sipas Beqës, PDK-ja po i jep shkollë LDK-së se si punohet për të mirën e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat