Pantina: Të bëhet reformim i thellë i sistemit arsimor

Aktuale

Pantina: Të bëhet reformim i thellë i sistemit arsimor

Më: 22 maj 2017 Në ora: 22:34
Shqipe Pantina

Shqipe Pantina nga Vetëvendosje ka thënë se sistemi i arsimit në Kosovë, sidomos ai i larti, nuk iu ka mundësuar studentëve që të marrin dije, por vetëm një diplomë.

Ajo tha se duhet të bëhet një reformim i thellë i sistemit arsimor duke nisur nga çerdhet.

“Gjatë tri vjetëve të fundit, është dyfishuar numri i çerdheve, dhe kjo gjë duhet të bëhet në gjithë Kosovë”, ka thënë Pantina në Magazinën Zgjedhore.

“Për t’i mësuar fëmijët që prej çerdheve se si të socializohen dhe si të zënë dije në mënyrë të sistemuar”.

“Duhet të bëhet një reformim në sistemin arsimor në atë fillor”.

“I gjithë sistemi varet në vullnetin e mirë të arsimtarëve që shumë e shohin këtë si mision, por ka edhe të atillë që këtë e shohin si vend pune”.

“Me qeverisjen e Vetëvendosjes, fëmijët nuk do të jenë të uritur, sepse janë mbi 30 përqind e popullsisë që jetojnë në varfëri, dhe shumë prej tyre s’e kanë barkun plot”.

“Fillimisht duhet të kemi një trup të shëndosh, dhe ne ju garantojmë që fëmijët s’do të jenë të uritur”.

“Një reformim i thellë i sistemit të lartë arsimor, i cili është i korruptuar sidomos ai publik, për shkak të lidhjeve politike, sepse ose janë në kuvend ose në qeveri dhe shumë pak kohë kalojnë me studentët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat