Luzha: Partitë politike pa programe për uljen e papunësinë

Aktuale

Luzha: Partitë politike pa programe për uljen e papunësinë

Më: 22 maj 2017 Në ora: 23:54
Besa Luzha

Njohësja e çështjeve politike, Besa Luzha, ka dhënë qëndrimin e saj rreth debatit të zhvilluar në mes pjesëtarëve të partive politike të ftuar në panelin e Magazinës Zgjedhore.

Sipas saj secili nga subjektet e tyre partiake shpalosën pika të përbashkëta që preokupojnë problemet e qytetarëve, por, asnjë nga ta nuk sollën ndonjë program se si mund të zbutet papunësia të paktën në mandatin e ardhshëm qeverisës.

Veç tjerash Luzha tha se qytetarët e Kosovës janë ata të cilët duhet të vendosin rreth subjektit partiak për të cilët cilësohet se është më kredibil për të ofruar zgjedhje konkrete për problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë.

”Tensioni që vërehet në mes koalicioneve në mes PDK – AAK e Vetëvendosje, është normale në debate të tilla, pak për të treguar atë dramaticitetin.  Qytetari i Kosovës do të vlerësojë cili subjekt partiak do jetë më kredibil”.

”Në fushën e ekonomisë të gjithë përmendën pika të përbashkëta, që nuk kanë dallime për zvogëlimin e papunësisë. Për shkak të kohës nuk patëm mundësi të dëgjojmë se si do ta bëjnë këtë”.

”Megjithëse Dardani [Molliqaj] e shfaqi një platformë ku tha se duhet të kalohet në një model të kërkesës. Kolegë të nderuar ne jemi në reformë të sek torit të arsimit që prej vitit 2000. Duhet fokusuar në mekanizma”.

”Jemi në fillim të mbarë, uroj që ky ton i debatit duke eliminuar tensionet ekzistuese për tu ofruar qytetarëve zgjidhje konkrete për problemet me të cilat qytetarët ballafaqohen”, tha Luzha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat