Gecaj për koalicionin PDK-AAK-NISMA: Është ndarë shapi prej sheqerit

Aktuale

Gecaj për koalicionin PDK-AAK-NISMA: Është ndarë shapi prej sheqerit

Nga: B.S Më: 23 maj 2017 Në ora: 09:27
Bajram Gecaj

Këshilltari i Kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj ka thënë se tashmë përfundimisht janë bashkuar PDK e Dukagjinit (AAK), PDK e Malishevës (NISMA) dhe PDK origjinal, duke i lënë që të kuptojnë sipas tij ata që kanë pasur dyshime për ndarjen e shapit prej sheqerit, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gecaj ka thënë se populli tani e ka më të lehtë që të bëjë zgjedhjen e duhur.

postimi i tij i plotë:

ËSHTË NDARË SHAPI PREJ SHEQERIT

Përfundimisht janë bërë bashkë PDK e Dukagjinit (AAK), PDK e Malishevës (NISMA) dhe PDK origjinale! Dhe me këtë, më në fund, u kanë mundësuar edhe atyre që kanë pasur sadopak dyshime ndarjen e shapit prej sheqerit. Tani populli e ka shumë më të lehtë dhe shumë më të thjeshtë ta bëjë zgjidhjen e duhur, dhe të zgjedh prosperitetin në vend të territ.

(Fët e fët e mora një kongjill nga zjarri nxora dhe nga xhepi një gjerdan prej ari: “Na – i thash’, - trazoj’, nuk trazohen kurrë njëri për në gusha, tjetri për në furrë”...ilustrative nga Hanko Halla e Ali Asllanit)!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat