Abrashi: Lista e LDK-së, listë profesionistësh

Aktuale

Abrashi: Lista e LDK-së, listë profesionistësh

Më: 23 maj 2017 Në ora: 14:26
Arban Arbashi

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për legjislaturën e ardhshme.

Në një komunikatë për media lëshuar nga LDK thuhet se lista e kandidatëve sjell së bashku profesionistë të dëshmuar me përvojë, duke e bërë qeverinë  të punojë për të mirën e vendit dhe krijimin e vendeve të punës për të gjithë njerëzit në Kosovë , kanë thënë udhëheqësit e LDK-së.

 "Këto janë kohë serioze në vendin tonë dhe kërkojnë zgjidhës të problemeve serioze që dinë të krijojnë kushtet e duhura për vende të reja të punës dhe një ekonomi më të fortë për kombin tonë", ka thënë Arban Arbashi.

 Ai ka shtuar se "shumë politikanë shqetësohen më shumë për statusin e tyre, egon e tyre dhe vendet e tyre në renditjen e një liste politike, por kjo nuk është si ne mendojmë në LDK, ne kemi krijuar një ekip që nuk është vetëm i aftë për të dhënë rezultate, si 40 mijë vende të reja pune gjatë periudhës tonë të shkurtër të qeverisjes, por gjithashtu LDK-ja punon së bashku për të mirën e Kosovës. Koha për të folur ka përfunduar, tani është koha për veprim ".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat