Kryeministri Mustafa ngushëlloi Qeverinë Britanike pas sulmeve në Mançester

Aktuale

Kryeministri Mustafa ngushëlloi Qeverinë Britanike pas sulmeve në Mançester

Më: 23 maj 2017 Në ora: 15:22
Manchester, skena të frikshme pas shpërthimit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar pas sulmeve terroriste në Mançester.

Duke dënuar këto sulme, kryeministri Mustafa ka shprehur pikëllimin e Kosovës për jetët e humbura.

“Jemi të pikëlluar nga lajmi për sulmin e mbrëmshëm terrorist në Mançester Arena. I shprehim ngushëllime Qeverisë dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar për jetët e humbura”, ka shkruar kryeministri Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat