BIK: Sulmi në Mançester, vepër e shëmtuar

Aktuale

BIK: Sulmi në Mançester, vepër e shëmtuar

Më: 23 maj 2017 Në ora: 18:12
Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, përmes një komunikate për media të martën ka reaguar ndaj sulmit në Mançester të Britanisë së Madhe, duke e quajtur vepër e shëmtuar e atyre që nuk ia duan të mirën njerëzimit dhe njëherësh ka kërkuar që autorët e këtij sulmi të dalin sa më shpejt para drejtësisë.

“Akti i sotëm në Mançester, ku nga sulmi terrorist humbën jetën qytetarë të pafajshëm është vepër e shëmtuar e atyre që  nuk ia duan të mirën e njerëzimit. Autorët e akteve të tilla barbare përmes dhunës, terrorit e frikës, duan të arrijnë qëllimet e tyre të errëta -  atakimin e vlerave humane, të lirisë, të tolerancës dhe mirëbesimit”, thuhet në reagim.   

Myftiu Tërnava njëherësh u shpreh ngushëllime familjarë të viktimave dhe të plagosurve u dëshiron shërim të shpejtë, ndërsa me qeverinë dhe popullin mik të Mbretërisë së Bashkuar  bashkëndien dhimbjen dhe njëkohësisht shpreh mbështetjen që autorët e këtij akti sa më parë të dalin para drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat