Veton Seferi kandidati i Vetëvendosjes për deputet, takoi Presidentin Meta

Aktuale

Veton Seferi kandidati i Vetëvendosjes për deputet, takoi Presidentin Meta

Më: 23 maj 2017 Në ora: 20:25
Veton Seferi dhe Ilir Meta

Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka pritur në një takim të veçantë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Veton Seferi, të cilit i ka ofruar mbështetje për rininë e Kosovës evropiane.

Seferi i cili është nga Prekazi i Skenderajt, ka njoftuar përmes një shkrimi në Facebook për takimin e tij me Presidentin shqiptar në ardhje. 

Potimi i plotë i Veton Seferit”

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, në vazhdën e takimeve me partneret tanë socialdemokratë, sot pata kënaqësi që të marr këshilla dhe energji nga ekselleca e tij zt. Ilir Meta. Presidenti më inkurajoj dhe këshilloj për angazhimin tim në politikë si kandidat i partisë më dashamirëse për popullin, Vetëvendosjen. Mikun tim presidentin zt. Ilir Meta e ftova që të vizitoj komunën e Skenderajit dhe Kosovën. I shpjegova se kosovarët tanimë kanë nevoje për ndryshime të rrënjësishme. Ai më inkurajoi që të bashkëpunoj më te rinjtë kosovarë për të mirën e vendit. Ai më siguroi një mbështetje për rininë e Kosovës evropiane. Si ish kryetar i Kuvendit të Shqipërisë ishte i lumtur që rinia, pra gjenerata e pasluftës do ta drejtojë vendin. E falënderoj Presidentin Ilir Meta për kohën dhe mikpritjen e ngrohtë shumë miqësore. Ta qojmë vendin përpara më konstruktivitet e bashkëpunim të ndërsjellë për të mirën e vendit tonë, Republikës së Kosovës.  #meZemër 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat