“Demarkacioni OK – këtë e di edhe Ramush Haradinaj”

Aktuale

“Demarkacioni OK – këtë e di edhe Ramush Haradinaj”

Më: 23 maj 2017 Në ora: 22:25
Ramush Haradinaj

Skënder Hyseni ka deklaruar se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është cështje që duhet përmbyllur sa më shpejtë, duke theksuar se rregullsinë e procesit e ka të njohur edhe i nominuari për kryeministër nga PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skënder Hyseni, në Magazinën Zgjedhore, ka thënë se cështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi duhet të përmbyllet, pasi nuk ka asgjë kontradiktore në të.

Ai ka deklaruar se ka besim të plotë që institucionet e vendit që janë marrë me këtë cështje e kanë kryer punën e tyre me përgjegjësi dhe profesionalizëm të madh.

“Komisioni Shtetëror ka prodhuar një raport të cilin e kanë nënshkruar të gjithë anëtarët. Ajo është vija e saktë e kufirit. Më pas atëbotë ministri i Jashtëm, Hashim Thaci, i ka kërkuar leje presidentes Atifete Jahjaga për të nënshkruar marrëveshje me Malin e Zi”.

“Ne mund të shfaqim dilema dhe dyshime të llojllojshme për këtë cështje. Por s’mund të jenë krejt qytetarët e Kosovës gjeodetë. Unë besoj fort tek institucionet, tek ekspretët. Territori i Kosovës mbetet i paprekur. Ne nuk do të pranonim asnjëherë që qoftë edhe një metër katror territor i republikës të shkojë kudoqoftë”.

“Nuk ka kurrfarë kontradikte për cështjen e demarkacionit. Këtë e dinë mirë edhe Kadri Veseli edhe Ramush Haradinaj”.

Hyseni më tutje ka nënvizuar se demarkacioni nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, jo për faj të Partisë Demokratike të Kosovës, apo Lidhjes Demokratike të Kosoës, por sepse deputetët e Listës Serbe nuk kanë pranuar ta votojnë.

“Nëse i fitojmë këto zgjedhje, në mënyrën më urgjente dhe më efikase cështja e demarkacionit do të zhbllokohet, duke synuar konsensusin e të gjithëve. Duhet të jesh shumë shkurtpamës të thuash që për faj të deputetëve të LDK-së, apo PDK-së, nuk kaloi demarakacioni. Dihet mirëfilli se kjo ndodhi për shkak të depuetëtve të Listës Serbe”.

“Nuk guxojmë të sillemi me arrogancë me Malin e Zi, sepse është vend mik, dhe na ka njohur në ditën më të rëndësishme për ne. Ne nuk duhet që t’i nëpërkëmbim këto momente me rëndësi për ne”.

“Jam i bindur se cilado nomenklaturë që është në qeverisje të Malit të Zi do të ishte gati për ta hapur këtë temë, nëse do të ofrohej prova më e vogël se ka pasur ndonjë gabim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat