Mbesa e Gani Gecit, kandidatja më e re për deputete

Aktuale

Mbesa e Gani Gecit, kandidatja më e re për deputete

Më: 24 maj 2017 Në ora: 09:06
Gani Geci

Mbesa e ish deputetit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Gani Gecit, Fitorja edhe zyrtarisht është pjesë e listës zgjedhore të LDK-së.

Fitorja duket se është kandidatja më e re femër e cila në listën e votimit për deputete mbanë numrin 99-të.

Kjo kandidate e LDK-së për deputete ka të përfunduara studimet në nivelin Bachelor qysh në vitin 2013 ndërsa tani është në përfundim të masterit në Fakultetin e Edukimit dega Gjeografi, Edukatë Qytetare në Universitetin e Prishtinës.

Ndryshe që nga viti 2015 Fitorja është duke ushtruar detyrën e arsimtarës në shkollën fillore ‘Ibrahim Rugova’ në Obiliq.Zgjedhjet e parakohshme institucionale janë përcaktuar të mbahen më 11 qershor.

Image
Fitore Geci
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat