“Është koha që Kadri Veseli të na shpjegojë se si e financoi SHIK"

Aktuale

“Është koha që Kadri Veseli të na shpjegojë se si e financoi SHIK"

Nga: P.R Më: 24 maj 2017 Në ora: 09:53
Driton Tali, Kadri Veseli, Foto ilustrim nga "Bota sot"

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, tash kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Driton Tali, përmes një postimi në facebook ka shkruar se ka ardhë koha që Kadri Veselit të shpjegojë se si financohej SHIK-u, pasi sipas Talit, SHIK-u nuk financohej nga buxheti i Kosovës.

“Eshte koha qe z Kadri Vaseli, per hire te "Fillimit te Ri", te na shpjegoje se si e financoi ShIK'un? Kuptohet si ish shef i saj qe ishte. Sic dihet ShIK'u veproi deri ne vitin 2008 dhe kishte deri 90 te punesuar. E dijme po ashtu se ShIK'u nuk financohej nga Buxheti Kosoves. Por nuk e dijme se kush e financoi?!”, ka shkruar Tali, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat