“LDK manovra me lista”, përgjigjet kryeministri Mustafa

Aktuale

“LDK manovra me lista”, përgjigjet kryeministri Mustafa

Nga: B.S Më: 24 maj 2017 Në ora: 10:51
Kryeministri Isa Mustafa

Kryeministri Isa Mustafa ka reaguar ndaj shkrimeve që LDK po bën manovra me lista.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka shkruar se LDK-ja është halë në sy e atyre që tentojnë të vendosin për të, përcjell Bota sot.

“LDK është gjithnjë një hap përpara! Më e demokratizuar, më e hapur, e pakorruptuar e aftë të qeverisë me vendin. Pikë!”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

LDK manovra.. LDK e shtyri në listë....LDK e nxori nga lista.. LDK e LDK gjithnjë në trend. E... LDK vendos vet! Shihet qartë se LDK është strumbullari i aktualiteteve, por edhe halë në sy e atyre që u mbetet merak të vendosin për LDK-në.
LDK është gjithnjë një hap përpara! Më e demokratizuar, më e hapur, e pakorruptuar e aftë të qeverisë me vendin. Pikë!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat