Mustafa në darkën e liderëve të rajonit në Bruksel

Aktuale

Mustafa në darkën e liderëve të rajonit në Bruksel

Më: 24 maj 2017 Në ora: 12:39
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe Federica Mogherini

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, do të marrë pjesë në darkën që shtrohet sot për liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

“Në këtë darkë të ftuar nga zonja Mogherini, ku do jetë i pranishëm kryeministri Mustafa, do te jenë prezentë edhe kryeministrat e shteteve të rajonit dhe do të diskutohet për gjendjen aktuale, perspektiven si dhe avancimin e rrugës eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin për media të Kryeministrisë.

Gjatë ditës, Mustafa, po ashtu, do të zhvillojë një takim bilateral me Mogherini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat