Haradinaj pret ambasadorin e Kanadasë, flasin për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve

Aktuale

Haradinaj pret ambasadorin e Kanadasë, flasin për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve

Më: 24 maj 2017 Në ora: 13:12
Haradinaj ne takim me ambasadorin e Kanadës në Kroaci

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Kanadës në Kroaci dhe Kosovë, Daniel Maksymiuk. Haradinaj ka thënë se me ambasadorin ka biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe avancimin e tyre në fusha të ndryshme.

Haradinaj ka bërë të ditur se në takim me ambasadorin e Kanadasë në Kroaci dhe Kosovë, Daniel Maksymiuk, kanë biseduar për aktualitetin politik në vend dhe rajon, për përshpejtimin e proceseve të integrimeve euro-atlantike për Kosovën.

“Në veçanti me ambasadorin Maksymiuk biseduam për thellimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike me theks për investimet e Kanadasë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se e vlerëson mbështetjen e Kanadasë për Kosovën në proceset e shtetndërtimit dhe konsolidimit ndërkombëtar të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat