Edhe Supremja i jep të drejtë rastit “Kleçka”

Aktuale

Edhe Supremja i jep të drejtë rastit “Kleçka”

Më: 24 maj 2017 Në ora: 16:27
Fatmir Limaj

Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin “Kleçka”.

Prokuroria kishte kërkuar që të hidhet poshtë aktvendimi i shkallës së parë që i shfajëson të gjithë të akuzuarit në këtë rast.

Avokati i Naser Krasniqit, Florin Vërtopi tha se posa e kanë marrë vendimin refuzues për prokurorinë nga ana e Gjykatës Supreme.

“ Me këtë u dëshmua lufta e pastër e UÇK-së”, tha Vërtopi.

 Në rastin Kleçka ishin të akuzuar Fatmir Limaj, Naser Krasniqi, Naser Shala, Nexhmi Krasniqi, Arben Krasniqi, Sabit Shala, Refki Mazreku, Behlul Limaj, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj ishin akuzuar për krime lufte të kryera në fshatin Kleçkë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat