Mustafa në Bruksel me Mogherinin: Duhet të punohet për Demarkacionin e vizat

Aktuale

Mustafa në Bruksel me Mogherinin: Duhet të punohet për Demarkacionin e vizat

Nga: A.Zh Më: 24 maj 2017 Në ora: 19:50
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë takimit me zëvendëspresidenten e KE-së, Federica Mogherini

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u prit në takim nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politika të sigurisë, zëvendëspresidente e KE-së, Federica Mogherini.

Pas takimit, kryeministri Mustafa ka thënë se thënë se me Mogherinin ka biseduar për nevojën e vazhdimësisë duke pas parasysh se janë iniciuar dhe jemi në proces të disa vendime që janë të rëndësisë themelore, siç janë ato të demarkacionit, asociacionit dhe për dialogun, përcjell Bota sot.

Deklarata e plotë e kryeministrit Mustafa:

Pata një takim me përfaqësuesen e lartë, zonjën Mogherini.

Biseduam për bashkëpunimin e deritanishëm, por edhe për çështjet të cilat i presin edhe Kosovën edhe për bashkëpunim me Bashkimin Evropian.

Shpreha përkushtimin e Kosovës për perspektivën evropiane dhe se ne, pa marrë parasysh se kemi hyrë në procesin e zgjedhjeve, do të ndjekim rrugën që na qon në perspektivë evropiane.

Mbesim të përkushtuar për bashkëpunimin regjional dhe për avancimin e raporteve tona me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Biseduam edhe për nevojën e vazhdimësisë duke pas parasysh se janë iniciuar dhe jemi në proces të disa vendime që janë të rëndësisë themelore, siç janë ato të demarkacionit, asociacionit dhe për dialogun.

Me këtë rast unë ndava qëndrimin që e përfaqësoj tani në krye të LDK-së, se ne do të mbesim të përkushtuar në këto procese dhe se kandidati ynë për kryeministër, po ashtu, mbetet i përkushtuar që këto procese t’i qoj përpara me Bashkimin Evropian.

Vlerësojmë se nuk kemi rrugë tjetër, duhet që qytetarëve t’iu sigurojmë liberalizimin e vizave edhe po ashtu duhet t’i implementojmë marrëveshjet që i kemi arritur.

Kryeministri Isa Mustafa, me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, do të marrë pjesë në darkën që shtrohet sot për liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ku do të diskutohet për gjendjen aktuale, perspektiven si dhe avancimin e rrugës eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor./BS/

 

 

Image
Pamje nga takimi Mustafa-Mogherini
 

A keni biseduar për kushtet për liberalizimin e vizave?

Për kushte të veçanta nuk kemi diskutuar sot. Unë kam bërë përpjekje më parë që të bëjmë ndonjë revidim ose modifikim të kushteve por sot jo. Sot është diskutuar në gjendjen faktike në të cilën jemi, se duhet ta plotësojmë kushtin e fundit që ka mbet në mënyrë që të arrijmë liberalizimin.

A është theksuar që demarkacioni megjithatë  është kusht që të libealziohen vizat?

Gjithsesi është kusht nga i cili në asnjë rast nuk ka hequr dorë Bashkimi Evropian, konkretisht Komisioni Evropian.

 

Z. Mustafa ju thatë që kandidati I LDK-së për kryeministër do të jetë i përkushtuar për të përmbushur kushtet, do të thoni se ai është i përkushtuar për të përmbushur marrëveshjen e tillë çfarë është?

Tani marrëveshja mbetet çështje e Parlamentit të ardhshëm të Republikës së Kosovës. Natyrisht se sa i përket LDK-së ne e kemi përkrahur marrëveshjen dhe nuk kemi lëvizje nga ajo, por është Kuvendi i ardhshëm ai i cili do të marrë vendime.

A do të thotë kjo se LDK-ja me partnerët e saj do të mbështet edhe ndonjë koalicion tjetër në Qeveri lidhur me demarkacionin në qoftë se eventualisht nuk e fitoni pushtetin?

Tani unë nuk dëshiroj të paragjykoj se çfarë do të ndodh nesër. Ne mbesim në vija politike të cilat i kemi mbajtur deri më tani dhe për të cilat LDK ka qenë shumë e qartë.

Keni thënë disa herë edhe ju edhe PDK duke hedhur fajin njëri-tjetri se kush ka faj për mos realizimin e kriterit lidhur me demarkacionin. Tek i cili partner nga koalicioni i kaluar qëndron përgjegjësia për këtë?

Unë mund të them se kemi pasur një bllokim të plotë ose një kundërshtim të plotë nga opozita dhe po ashtu mund të them se ka pasur deputetë edhe nga LDK edhe nga PDK të cilët janë shprehur kundër kësaj ose të rezervuar lidhur me këtë. Ne nuk kemi arritur që tani ta përcjellim atë në Kuvend dhe në momentin e fundit edhe unë nuk kam pranuar si kryeministër që ajo të bëhet para mocionit sepse ka qenë vetëm një taktikë që të adresohet faji lidhur me shpërndarjen e parlamentit, përkatësisht me mosbesimin për Qeverinë. Unë kam menduar se ajo duhet të bëhet në një proces të rregullt në të cilin ne do të marrim një vendim të përgjegjshëm dhe një vendim kompetent i cili nuk ka ndodhur.

Lidhur me deklaratat e Haradainajt se brenda 3 muajve do të bëhet liberalizimi i vizave. Si e komentoni këtë?

Në qoftë se z. Haradinaj ka gjetur ndonjë instrument tjetër ai mund ta bëjë, por sa po shoh unë këtu në Bashkimin Evropian nuk ka ndryshim të qëndrimeve të tyre, prandaj edhe në qoftë sot do të ratifikohej nuk do të arrin për 3 muaj të bëhet liberalizimi e leje më pa ratifikim. Janë deklarata populliste deklarata të fushatës dhe si të tilla i merr fushata, por kur të ulen konkretisht në Parlamentin e ardhshëm dhe të vendosin për këtë e shohin do të duket se është çështje e thjeshtë, është çështje e një përgjegjësie shumë më të madhe ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës sesa që bëhet fushatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat