Demolli prezanton planin: Kështu planifikon LDK-ja formimin e ushtrisë

Aktuale

Demolli prezanton planin: Kështu planifikon LDK-ja formimin e ushtrisë

Më: 24 maj 2017 Në ora: 21:58
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës, ka shpjeguar planin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Ai ka deklaruar se deri tani është punuar në dy dimensione – aspektin ligjor dhe atë planifikues – por se Kosovës i duhet edhe ndihma e miqve për ta bërë këtë lëvizje.

“Transformimi i FSK-së në ushtri ka qenë prioritet për ministrinë, por edhe për qeverinë. Ne kemi bërë cfarë kemi mundur, nisur nga rrafshi ligjor, deri tek ai planifikues. Në aspektin ligjor, ne e kemi kryer punën tonë”.

“Ëshët punuar edhe në përgatitje për procesin e transformimit. Por për t’u ndryshuar kushtetuta është dashur shumica e dyfishtë. Ndërsa me opozitën kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm në këtë sferë”.

“Ishte iniciativë e presidentit për t’i zgjedhuar kompentencat e FSK-së, në bazën ligjore. Ne si LDK e kemi dashur këtë gjë, por kemi dashur që kjo punë të kryhet në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar”, tha ai në Magazinën Zgjedhore.

“Procesi i transformimit në ushtri pritet të zgjasë dhjetë vjet. Ndërsa buxheti duhet të jetë rreth 800 milionë, i shtuar përpjestimisht, secilin vit – për 5 mijë ushtarë aktiv. Fatmirësisht nga armata e sistemit të kaluar kemi trashëguar ambiente të mjaftueshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat