Kurti: Drenasin ata që e kanë konsideruar bastion, e kanë shkatërruar

Aktuale

Kurti: Drenasin ata që e kanë konsideruar bastion, e kanë shkatërruar

Nga: A.M. Më: 24 maj 2017 Në ora: 22:22
Albin Kurti ne Drenas

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Drenasin ku është takuar me qytetarët e kësaj komune.

Kurti ka shkruar në Facebook se Drenasi dikur ka qenë i industrializuar, e sot falë privatizimit të korruptuar, është varfëruar

Postimi plotë:

Që Lëvizja po rritet në krejt Kosovën, e vërteton entuziazmi që gjetëm në Drenas, ku i bëmë disa takime në qytet e në fshatra.

Drenasin ata që e kanë konsideruar bastion, e kanë shkatërruar. Drenasi dikur ka qenë i industrializuar, e sot falë privatizimit të korruptuar, është varfëruar.

Politikat tona janë për rivitalizimin e industrisë, që do të thotë ringjallje e Ferronikelit i cili sot funksionon me punësim minimal e fitim maksimal.

Po ashtu politikat tona për zhvillimin rural do t'i ndihmojë fshatrat e Drenicës dhe krahinave të tjera që të zhvillojnë bujqësinë, por edhe që të kenë infrastrukturë, arsim e shëndetësi cilësore pranë vendbanimeve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat