E zbulon Çaushi: Ky është njeriu në LDK që e prishi koalicionin me Vetëvendosjen

Aktuale

E zbulon Çaushi: Ky është njeriu në LDK që e prishi koalicionin me Vetëvendosjen

Më: 25 maj 2017 Në ora: 00:09
Driton Çaushi

Driton Çaushi, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se është i bindur se kjo Lëvizje do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare.

Ai në emisionin “Kontakt”, deklaroi se asnjëherë nuk ndihen pishman që nuk kanë hyrë në koalicion parazgjedhor me ndonjë parti politike.

Sa I përket mundësisë e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Çaushi deklaroi se ka pasur takime me këta të fundit, por një mundësi për koalicion sipas tij e ka pamundësuar nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

“Ata kanë kërkuar takim me neve dhe në natyrisht kemi pranuar. Mirëpo nuk ka pasur asgjë më shumë, për shkak se Agim Veliu e ka përjashtuar çdo koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje” ka thënë Çaushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat