Në darkën e Mogherinit konfirmohet përkushtimi për integrim evropian

Aktuale

Në darkën e Mogherinit konfirmohet përkushtimi për integrim evropian

Më: 25 maj 2017 Në ora: 08:43
Federica Mogherini me kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor

Të gjithë të pranishmit në darkën joformale në Bruksel konfirmuan angazhimin e plotë për të vazhduar punën në drejtim të procesit të integrimit evropian, siç edhe konfirmoi  BE-ja në mars të këtij viti, në Këshillit Evropian.

Kështu u tha tha në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini pas darkës me gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor,.

Të pranishmit ripërsëritën  vendosmërinë e tyre dhe interesin e  përbashkët në forcimin e bashkëpunimit dhe arritjen e rezultateve të prekshme në jetën e qytetarëve të rajonit, thuhet në deklaratë.

Në këtë darkë të organizuar nga kryediplomatja evropiane me kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishin të pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Shqipërisë Edi Rama.

Para këtij takimi janë mbajtur takime bilaterale të shefes së diplomacisë evropiane me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat