Haradinaj: E vetmja mënyrë për të nderuar të rënët është të kryhen punët e atdheut

Aktuale

Haradinaj: E vetmja mënyrë për të nderuar të rënët është të kryhen punët e atdheut

Më: 25 maj 2017 Në ora: 13:28
Perurimi i permendores se dëshmorit Feta Selca në fshatin Baran të Pejës

(E plotësur) - Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK, AAK dhe Nisma Ramush Haradinaj ka dal sot në disa fshatra të Pejës ku ka takuar qytetarët e kësaj ane si dhe ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Pika e parë e ndalesës së Haradinajt ishte fshati Baran ku është zbuluar përmendorja e dëshmorit të kombit Fetah Selca.

E vetmja mënyrë për të përmbushur misionin e të rënëve për liri, sipas Haradinajt është që t’i  përfundojnë punët e atdheut.

Haradinaj: Më vjen keq që nuk jam në shumë përvjetorë

 “Prezenca ime është si bashkëluftëtar sot, aq sa po ndihem mirë me ju aq po më vjen keq që mungoj në shumë prej këtyre përkujtimeve. Mirëpo, kam dy fjalë që mund t’i them për Baranin, për luftën e Baranit, por që i shkojnë krejt Dukagjinit. Në ato kohë të vështira ky vend e dha provimin. Pra Barani, Lugu i Baranit ashtu si dikur më herët në histori e dha provimin. Do të thotë në sfidën e lirisë jeni ballëhapur, jeni me nder, jeni me fytyrë tuaj, me nderin tuaj. Tani në këtë nder tuajin disa familje e bartin dhimbjen, por edhe krenarinë. Janë familjet e dëshmorëve që i kujtojmë sot andaj ne ulemi me respekt para të gjallëve. E vetmja mënyrë për me përmbush misionin e të rënëve për liri të gjitha kohërave edhe të mundit të gjithë atyre që kanë bërë për Kosovën e lirë është me i krye punët e atdheut”, tha Haradinaj.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta foli kr Gazmend Syla, i cili tha se çdo herë që përkujtohen dëshmorët freskohet kujtesa se ku ishin, ku janë dhe ku po shkojnë. Ai tha se me gjakun e të rënëve sot e gëzojnë lirinë.

Syla: Bashkëluftëtarët tanë po rreshtohen drejt duke u bashkuar

“Ka po shkojnë, po e shihni sa telashet i kemi me kojshitë e këqij, çdo ditë na nxjerrin telashe përmes argatëve të tyre donë me na e bë një shtet në shtet toni, përmes argatëve të tyre që i kanë këtu, donë me provua me luajt kufirin. Kjo s’ka me mujt me ndodhë asnjëherë, le të jetë mesazh për secilin sa të ka burra që i dalin zot këtij vendi. Bashkëluftëtarët tonë po bashkohen, po rreshtohen drejt, i kem pasur disa përçarje të vogla pak për bajraktarizëm se kush ishim ma i zoti në luftë e kush më pak, pak nëpër parti politike u bëmë thuajse sikur armiq tash e kemi kuptuar drejtë se duke qenë bashkë kemi me ju dal përballë këtyre sfidave që na presin përpara”, tha Syla.

Në emër të këshillit organizativ të fshatit, Musa Krasniqi, tha se janë tubuar për ta përkujtuar dëshmorin e kombit Fetah Selca dhe për ta zbuluar shtatoren e tij dhe pllakën përkujtimore për dëshmorët e rënë.

Por, sipas tij Kosova po bënë pak për Fetahun dhe të tjerët kur e dinë sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.

Krasniqi: Shteti ka bërë pak për dëshmorët

“Ne tani po bëjmë më së paku për Fetahun dhe gjithë të tjerët kur e dimë që ata sakrifikuan çdo gjë për lirinë tonë. Andaj kurrë të mos i harrojmë dëshmorët, pasi që e kaluara mund të përsëritet”, tha Krasniqi.

Kandidati për kryeministër ka qëndruar edhe në fshatrat  Kryshec, Rashiq, Loxhë dhe Graboc të komunës së Pejës, me ç’rast ka zbuluar pllakat përkujtimore për shtëpitë që gjatë luftës kanë shërbyer si shtabe.

Haradinaj tha se është një mënyrë e mirë për të shënuar vendin ku janë mbledhur ushtarët. Po ashtu, ai ripërseriti se mënyra më e mirë për t’ua kthyer borxhin të rënëve është të kryhen punët e atdheut.

Haradinaj: Është mirë të shënohen adresat ku kanë qëndruar  ushtarët

“Loxha është një shembull i luftës, një luftë që kur janë bashkuar shqiptarët kanë mujt me i dal zot vetes, po ashtu Loxha është ndër të vetmet, është edhe Çabra që janë shkatërruar me themel. Lavdi ju qoftë të rënëve për liri të gjithë që i kujtojmë edhe këtë familje e qofshi me nder si vend. Mënyra më e mirë me ua kthye borxhin të rënëve për liri e sakrificës është me dashtë atdheun, me dashtë popullin e me i krye punët e atdheut, popullit, e ne jemi këtu me i krye gjithë ato punë bashkë”, tha Haradinaj.

Gjatë ditës i pari i AAK-së ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve ne fshatin Kosuriq.

Përurohet përmendorja e dëshmorit Feta Selca

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK dhe Nismës për Kosovën, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në përurimin e përmendores së dëshmorit Feta Selca në fshatin Baran të Pejës.

Ai tha se sot po merr pjesë si një bashkëluftuar dhe se në ato kohë të vështira e dha provimin, ashtu si dikur më herët në histori Barani e dha provimin.

“Do të thotë në sfidën e lirisë jeni ballë hapur, jeni me nderë, jeni me fytyrë tuaj, me nderin tuaj. Tani në këtë nderë tuajin disa familje e bartin dhimbjen, por edhe krenarinë. Janë familjet e dëshmorëve që i kujtojmë sot, andaj ne ulemi me respekt para të gjallëve. E vetmja mënyrë për me përmbush misionin e të rënëve për liri të gjitha kohërave edhe të mundit të gjithë atyre që kanë bërë për Kosovën e lirë është me i kry punët e atdheut”, tha Haradinaj.

Gazmend Syla, në emër të shoqatave tha se sa herë përkujtohen dëshmorët freskojnë kujtesën ku ishim, ku jemi dhe ku po shkojmë.

“Me gjakun e të rënëve ne sot jemi të lirë”, tha ai.

Në emër të këshillit organizativ për shënimin e kësaj dite, Musa Krasniqi, tha se po bëjnë më së paku për Fetahun dhe gjithë të tjerët kur e dinë që ata sakrifikuan çdo gjë për lirinë tonë. Gjatë ditës i pari i AAK-së ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në fshatin, Kosoriq.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat